Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dikur e donte edhe Shqipëria, trajneri italian: Më kanë harruar, nuk drejtoj më

schedule14:59 - 14 Qershor, 2020

schedule 14:59 - 14 Qershor, 2020

Alberto Malesani nuk drejton një ekip që prej vitit 2014, pasi mbylli në aventurë me skuadrën e Sasuolo. Tekniku italian, i cili ka qenë në krye të skuadrave si Fiorentina, Parma, Bologna, Genoa dhe Panathinaikos në Greqi, e ka mbyllur me trajningun.

Se pse e ka marrë këtë vendim, ai e thotë qartë. “Bota e futbollit më konsideron një ish-trajner dhe nuk mendoj se do të drejtoj më ndonjë ekip”, shprehet Malesani, i cili tani ka gjetur një pasion të ri: prodhimin e vetës.

Më tej ai shton: “Unë ende mund të jem trajner, por nuk dua për shkak se njerëzit më kanë harruar. E adhuroj të jem trajner, e konsideroj si një nga profesionet më të mrekullueshme në botë, por kur vitet kalojnë dhe rezultatet mungojnë, atëherë harroheni”. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!