Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sherishtë të Vlorës. Një motoçikletë ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i motoçikletës rreth 65 vjeç ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore.
“Rreth orës 15:45, në aksin rrugorë Vlorë-Peshkëpi në afërsi të fshatit Qishbardhë, një shtetas rreth 65 vjeç duke drejtuar motorrin e markës “Lifan” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor po kryen veprimet mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al