Mbi 1 milion euro të padeklaruara janë sekuestruar ditën e sotme në Portin e Durrësit, në tragetin që vinte nga Bari drejt vendit tonë.
ABC News mëson se paratë i janë gjetur në makinë një shqiptari i cili më pas është ndaluar nga policia.
Pas konstatimit nga punonjësit e doganës, është njoftuar edhe Policia e Shtetit e cila ka nisur hetimet për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e parave të padeklaruara./abcnews.al