Pranga të hedhura në tokë në shenjë proteste nga ana e policisë franceze, kundër vendimeve të reja dhe sidomos urdhrit për të mos përdorur më teknikën e “mbytjes” gjatë ndalimit të të dyshuarve, pavarësisht veprave për të cilat akuzohen.
Sindikata e policisë nëpërmjet përfaqësuesit të saj u shpreh se policia franceze reflekton realisht pamjen e popullsisë së vendit. Njerëzit mendojnë se jemi racistë, shtoi ai, por në vend ka njerëz të të gjitha etnive dhe së bashku punohet shumë mirë
Vendimet e fundit e ministrisë së brendshme janë më shumë diplomatike por gjithsesi kanë shkaktuar zemërim në radhët e policisë.
Ministri i brendshëm francez u shpreh se policia franceze nuk është si ajo amerikane. Pas shumë muajsh punë sipas tij, komisioni për procedurat e policisë ka vendosur se askush nuk duhet të rrezikojë jetën gjatë një arrestimi. Metoda e njohur si “mbytja” nuk do të mund të përdoret më dhe as nuk do të mësohet në shkollën e policisë.
Por sindikatat e policisë pretendojnë se ky vendim u ndalon atyre të punojnë. Kjo sepse teknika në fjalë është shumë e rëndësishme gjatë prangosjes. Shto këtu dhe faktin se askush nuk mbahet në atë pozicion për tetë minuta, por vetëm për kohën e mjaftueshme, dhe për më tepër nuk ka asnjë teknikë zëvendësuese
Me anë të një mesazhi në Twittter, prefekti i Parisit Didier Lalemont bëri apel që të mos ketë dyshime në një moment kaq të veçantë në të cilin veprimet e policisë vihen në diskutim në mënyrë të përkohshme dhe agresive. Për njerëzit me uniformë, të cilët protestuan kundër kursit të ri të shpallur nga ministri Kastaner, është dhe një çështje principi: Policia nuk është raciste, dhe për këtë arsye nuk duhet të ketë procese./abcnews.al