Brazili, vendi dytë në botë për numrin më të lartë të infektuarve me koronavirus

schedule10:37 - 13 Qershor, 2020

schedule 10:37 - 13 Qershor, 2020

Numri i viktimave nga koronavirusi në Brazil kaloi  Britaninë të premten duke u vendi i dytë me numrin më të lartë në botë. Ministria e Shëndetësisë regjistroi 909 vdekje të premten, duke e çuar total në 41.828

Brazili gjithashtu shënoi një numër total prej 828.810 rasteve të konfirmuara me koronavirus, me 25.982 infeksione të reja në 24 orët e fundit – i dyti pas SHBA-së.

Ekspertët paralajmërojnë se numri aktual i rasteve në ekonominë më të madhe të Amerikës Latine mund të jetë shumë herë më i lartë.

Mike Ryan, eksperti i lartë i urgjencave të OBSH-së, tha se situata në Brazil mbetet “shqetësuese”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!