Kreu i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe ka reaguar pas publikimit të dokumentit, ku thuhej se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit hetimin për vjedhje nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2009.
Taçe mohon të ketë fshehur çështje dhe se ka qenë i dënuar, ndërsa shton se ka dhënë dëshmi si person që ka dijeni për veprën penale.
“Nisur nga fakti se në Komisariatin e Policisë Tiranë unë kam dhënë shpjegime si person që ka dijeni për veprën penale, si dhe nuk rezulton që të kem qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale sipas parashikimeve të Pikës 4 të formularit të Vetëdeklarimit të parashikuara në Ligjin Nr.138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen , Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike”, thotë Taçe.
Teksa e cilëson këtë sulm politik, Taçe paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës për sqarimin e kësaj çështjeje. “Për sqarimin e plotë të kësaj çështje unë kam autorizuar avokatin tim dhe shumë shpejt do tju vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin ligjor ku provohet plotësisht e vërteta ime.”, thekson ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë! E ndjej si detyrimin tim moral të prenoncohem pavarësisht se do kisha preferuar që ti lija kohën e mjaftueshme që të shpreheshin organet kompetente në këtë rast. Jam vënë në dijeni nga mediat në lidhje me një pretendim të tyrin përsa i përket Formularit të Vetëdeklarimit që kam depozituar kur kam kantiduar për Kryetar Bashkie në qytetin e Gramshit. Më është thënë prej tyre se unë kam fshehur në Formularin e Vetëdeklarimit një çështje penale e regjistruar nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka të bëjë me Proçedimin Penal Nr:1016 të vitit 2009 për veprën penale të “VJEDHJA” e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal i Republikës së Shqipërisë. Në lidhje me këtë ngjarje nën përgjegjësinë tim ligjore, sqaroj se kam dhënë sqarime të plota pranë komisariatit të Policisë që ditën e ngjarjes dhe se që nga ai moment nuk kam patur asnjë kontakt të mëpasshëm nga ana e Oficerëve të policisë Gjyqësore apo nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nuk kam asgjë për të fshehur si në vitin 2009 kur kam dhene deklaraten time si “Person qe ka dijeni për kryerjen e një vepre penale” dhe kam shkuar vet në polici si çdo qytetar që respekton ligjin por edhe kur jam informuar për këtë fakt pas shumë sulmesh politike dhe mediatike ndaj meje, nëpërmjet avokatit i jam drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për interpretimi në lidhje me këtë fakt. Nuk kam qënë kurrë as para një prokurori,as i ndaluar , as i arrestuar , as i dënuar. Unë do të respektoj ligjin si cdo qytetar dhe ata që shpifin e mashtrojnë duke sulmuar politikisht e denigruar figurën time do të përballen shumë shpejt në Gjykatë si palë e paditur!
Në zbatim të plotë të kërkesave të parashikaura në Ligjin Nr.138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen , Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike”, kam plotësuar Formularin e vetëdekarimit me përgjegjësi Ligjore dhe se çdo gjë që kërkohet në atë formular është e vërteta.
Nisur nga fakti se në Komisariatin e Policisë Tiranë unë kam dhënë shpjegime si person që ka dijeni për veprën penale, si dhe nuk rezulton që të kem qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale sipas parashikimeve të Pikës 4 të formularit të Vetëdeklarimit të parashikuara në Ligjin Nr.138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen , Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike”.
Prej vitit 2016 kam drejtuar Partinë Socialiste si dhe kam udhëhequr disa prej fushatave në bashkinë Gramsh, ku kemi arritur rezultate maksimale dhe e kam për nder të punoj dhe të kontribuoj për qytetin tim , do jem në mbrojtje të interesave të bashkëqytetareve të mi, sulmet politike dhe personale nëpër media ndaj meje dhe figures time do ju vijë fundi sepse e verteta do të dali një ditë, dhe e vërteta është vetëm ajo që unë kam deklaruar e provuar edhe me dokumentacionin përkatës. Për sqarimin e plotë të kësaj çështje unë kam autorizuar avokatin tim dhe shumë shpejt do tju vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin ligjor ku provohet plotësisht e vërteta ime. /abncews.al