Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Eto’o e ekzagjeron: Askush si Leo Messi, duhet të luajë deri 70 vjeç!

schedule18:13 - 12 Qershor, 2020

schedule 18:13 - 12 Qershor, 2020

Samuel Eto’o e njeh shumë mirë Leo Messin dhe e adhuron futbollin e kapitenit të Barcelonës. Aq shumë, saqë mendon, shpreson dhe uron që ylli argjentinas të luajë deri në moshën 70-vjeçare! Të dy kanë shënuar pafund gola dhe kanë fituar shumë trofe në skuadrën katalanase.

Kamerunasi flet hapur në një deklaratë për Marca, duke u ndalur te “pleshti” 33-vjeçar (i mbush më 24 qershor). Eto’o ka edhe një mesazh për kampionët e Spanjës, që duhet të punojnë për të ndërtuar një Barcelonë edhe më të fortë.

Është një gjë normale që Barcelona varet nga Messi. Leo është lojtari më i mirë në botë dhe në përgjithësi i historisë së futbollit. Çdo klub në botë, do e dëshironte ta kishte në skuadër, edhe pse argjentinasi nuk vrapon më si në moshën 25-vjeçare. Është normale diçka e tillë. por ka raste që e bën sërish.

Barcelona duhet t’i sigurojë Messit skuadrën më të mirë në botë, në mënyrë që ai të vazhdojë të zbavitet. Mendoj se Leo duhet të luajë deri në moshën 70-vjeçare, në mënyrë që të kemi mundësinë që ta shijojmë gjatë“, deklaron Eto’o. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!