Një automjet është përfshirë nga flakët në rrugën Ali Demi në Tiranë.
Sipas policisë automjeti ka marrë flakë në pjesën e motorrit ndërsa ka qenë i parkuar.
Policia bën me dije se paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale gjithsesi grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 12.06.2020, rreth orës 15:30, në rrugën Ali Demi, ka marrë flakë në pjesën e motorrit një mjet i parkuar.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale./abcnews.al