Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthehet futbolli në Turqi, Muriqi ka një mesazh për Fenerbahce

schedule15:57 - 12 Qershor, 2020

schedule 15:57 - 12 Qershor, 2020

Kampionati turk i futbollit rikthehet sot dhe katër skuadra, do të zbresin në fushë. Një ndër ta, është ekipi i Vedat Muriqit, Fenerbahce.

Sot në orën 20:00, skuadra e bomberit dardan pret në “Ulker Stadium” ekipin e Kayseispor. Kjo sfidë, është e vlefshme për javën e 27-të të kampionatit turk dhe Muriqi duket se po e pret me padurim.

Në faqen e tij zyrtare në Twitter, bomberi dardan postoi një foto të tij së bashku me shokët e skuadrës, duke shkruar: “Ja ku rinisemi, Fenerbahce!” Muriqi është aktualisht në kuotën e 13 golave në kampionat dhe 4 asisteve, ndërsa Fenerbahce mban pozitën e shtatë në renditje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!