Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri se të hënën Këshilli Politik do të ketë gati draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore.
Ai u shpreh se është vendosur që media të vazhdojë të transmetojë reklamat e partive politike gjatë zgjedhjeve, ndërsa shtoi se janë ndërmarrë një sërë normash duke u bazuar në rekomandimet e ndërkombëtarëve.
“Patëm mbledhjen e radhës ku dakordësuam pjesën më të madhe. Kemi akoma dy tre paika të vogla. Deri të hënën do kemi vendimin e plotë për Kodin Zgjedhor për të gjitha elementët e marrëveshjes që kemi rënë dakord në Këshillin Politik.
Të hënën shpresoj të çoj zyrtarisht draftin në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe do diskutohet më pas në Kuvend. Do të lejohen rekomanat politike në media sepse nuk jemi ende në kushte për t’i hequr.
Kemi rënë dakord për buxhetin e shtetit për dyfishimin e financimit të partive. Janë bërë një sërë normash të reja nga pikëpamja e raportimit. Ka një sërë masash në përputhe me rekomandimet”, tha Gjiknuri./abcnews.al