Moti – E diel, 1 Prill 2018

schedule10:42 - 1 Prill, 2018

schedule 10:42 - 1 Prill, 2018

Sipas MeteoAlb, shira të përkohshëm mbeten prezentë në territor gjatë pjesës së parë të ditës. Orët e vona të pasdites sjellin përmirësim gradual të motit në territor, por ultësira perëndimore mbetet e rrezikuar nga shira afatshkurtër edhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 3°C për shkak të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi perëndimor, ndërsa në det dallgëzimi ulet në 3 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!