Autorët e ekzekutimit të Hekuran Billës mbrëmë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë sipas policisë kanë qenë profesionistë.
Kjo duket edhe nga mënyra e organizimit të atentatit por edhe të realizimit të qitjeve, të cilat janë në një precizion të lartë.
Arma e përdorur në këtë atentat sipas policisë është një automatik MP5, e cila është kryesisht në inventarin e forcave speciale të vendeve të ndryshme të botës për shkak të precizionit dhe qendrueshmërisë së saj.
Lexo edhe: Përdoret nga forcat speciale: Kjo është arma që “s’të fal”, me të cilën u ekzekutua Hekuran Billa
MP5 prodhohet nga gjigantët gjermanë të “HECKLER & KOCH Group”, ndërsa dyshohet se versioni i përdorur në atentatin e mbrëmshëm është ai MP5SD, e cila ka të vendosur edhe një silenciator që shuan zhurmat, shkruan abcnews.al.
Lexo edhe: SKEMA/ Atentatorët i bënë pritë Hekuran Billës, një makinë tjetër e ndoqi për disa minuta
Abcnews.al ka siguruar momentet menjëherë pas ekzekutimit të Hekuran Billës dhe pjesa dërrmuese e plumbave të autorëve kanë hyrë nga dritarja në krahun e shoferit. Breshëria e armës ka qenë e gjatë duke shënjestruar pjesën e sipërme të trupit të viktimës, gjë e cila nuk i ka dhënë asnjë shans për të mbijetuar.
Siç duket edhe në foto, qitja është bërë e përqendruar dhe plumbat janë të fokusuar tek viktima duke mos u shpërndarë në pjesë të tjera të makinës.
Krahas të tjerave, kjo tregon se autori ka qenë mjaft i stërvitur dhe me njohuri të mira të përdorimit të asaj arme. /abcnews.al