Kompania amerikane bioteknike Moderna konfirmoi se pret që të nisë fazën e tretë të studimit për vaksinën anti-Covid. Faza e tretë e këtij studimi pritet që të nisë në korrik sipas një deklarate të dhënë nga kompania të enjtën.
Moderna konfirmoi se kjo fazë e studimit do të përfshijë 30,000 pjesëmarrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pjesëmarrësit do të marrin 100 mikrogramë nga vaksina kandidate, ky besohet të jetë “niveli optimal i dozës.
Ky studim do të përfshijë më shumë njerëz që mund të jenë një rrezik i lartë i ekspozimit ndaj COVID-19, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Faza e tretë e testeve klinike do të bëhet me Institutet Kombëtare të Shëndetësisë.
Në qershor, Moderna u bë një nga pesë kompanitë për të qenë pjesë e programit të Operacionit Warp Speed Speed për të shpejtuar zhvillimin e një vaksine COVID-19.
Përzgjedhja ka kualifikuar Modernën për të marrë fonde të qeverisë federale për të vazhduar zhvillimin e vaksinave, kryerjen e testeve, si dhe prodhimin në shkallë të lartë për të përmbushur qëllimin e fillimit të vaksinimit të 300 milion njerëzve në fillim të vitit të ardhshëm.
Moderna ka njoftuar se është ende në rrugën e duhur për të ofruar rreth 500 jo 300 milion deri në një miliard doza në vit, duke filluar në vitin 2021./abcnews.al