Pas shkëmbimit të “zjarrit” me presidentin Trump, Twitter rikthehet me idetë e reja për një rrjet social sa më të shëndetshëm. Shpërndarja e artikujve është një normalitet i përditshëm në këtë platformë dhe padyshim ndihmës për këdo që dëshiron të zgjerojë intelektin.
Por krejt e kundërta me individë që shpërndajnë artikuj pa i lexuar fare, të shtyre thjesht nga titulli duke dalë në konkluzione të pasakta e duke kontribuar kështu në fenomenin “fake news.”
Në një tentativë për të “promovuar diskutime të informuese” Twitter ka testuar një opsion të ri në disa aparate Android. Nëse një artikul nuk e ke lexuar, përpara se ta shpërndash një tabelë do të të pyesë nëse je i sigurt. Kjo zgjidhje nga Twitter nuk synon ta ndalojë plotësisht, por së paku të shtojë pak pengesë përpara se të veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme.

