Kompania amerikane pritet të nisë fazën e tretë të testeve për vaksinën anti-koronavirus

schedule22:13 - 11 Qershor, 2020

schedule 22:13 - 11 Qershor, 2020

Kompania amerikane bioteknike Moderna konfirmoi se pret që të nisë fazën e tretë të studimit për vaksinën kandidate anti-Covid-19. Faza e tretë e këtij studimi pritet që të nisë në korrik sipas një deklarate të dhënë nga kompania të enjten.

Moderna konfirmoi se kjo fazë e studimit do të përfshijë 30,000 subjekte në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Pjesëmarrësve që nuk do të marrin vaksinën zëvendësuese do të marrin 100 mikrogramë nga vaksina kandidate. Ky besohet që të jetë “niveli optimal i dozës për të maksimizuar përgjigjen e sistemit imunitar.

Faza e tretë e testeve klinike do të bëhet me Institutet Kombëtare të Shëndetësisë.

Moderna ka njoftuar se është ende në rrugën e duhur për të ofruar rreth 500 milion deri në një miliard doza në vit, duke filluar në vitin 2021 ndërsa shtoi se në përfundim do të sigurohet parandalimi i Covid-19 simptomatik.

Pika e dytë do të jetë parandalimi i Covid-19 me simptoma të rënda. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!