Marrëveshja për zgjedhoren, Patozi e Kokëdhima: Vendi i kapur nga 4 familje

schedule21:18 - 11 Qershor, 2020

schedule 21:18 - 11 Qershor, 2020

Marrëveshja për zgjedhoren, Patozi: Sulltanati dhe kryetarokracia do ketë edhe 5 vite në dispozicion Kokëdhima: vendi i kapur nga 4 familje

Marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore duket se ka kënaqur vetëm 3 palë. Pretendentët për të hyrë në Parlament, përmes zgjedhjeve, shohin të njëjtat pengesa si deri më tani.

“Të tre palët pranojnë që ajo është një asgjë, është në vendnumëro, është një statuskuo që nuk sjell asgjë të mirë për Shqipërinë. Pengmarrësit, që kanë shkaktuar krizën që asgjë të mos ndryshoj në këtë vend, që sulltanati dhe kryetarokracia në Shqipëri, të ketë edhe 5 vite të tjera në dispozicion”, thotw Patozi.

Të njëjtin qëndrim sikundër Patozit mban dhe kryetari i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima.

“Kjo është një pseudoreformë. Shqipëria ëhstë vend i kapur, shteti është i kapur, ekonomia është e kapur, qeverisja është e kapur, zgjedhjet janë të kapura nga 3-4 njerëz, 3-4 familje. Reforma zgjedhore është e domosdoshme për t’i marrë pushtetin 3-4 familjeve që përbëjnë dinastinë e re të Shqipërisë”, thotë ai.

Regjistrimin biometrik të zgjedhësve, një kërkesë kjo në të cilën këmbënguli fortë opozita, për ish-nënkryetarin e PD është një hap minorë. Sipas tij, PD mund të kërkonte më shumë.

“Krejtësisht jo thelbësore në atë që njerëzit presin dhe politikbërja në Shqipëri duhet të kishte vendosur. PD duhet të këmbëngulte për hapjen e sistemit sepse do menaxhonte flukes opozitare që janë shumë më tepër se sa PD dhe ajo që konsiderohet opozita e bashkuar”

Një hap vendimtar konsiderohet edhe nga Kokëdhima hapja e listave.

“Hapja e listave është gjesti i parë që duhet bërë për të dëshmuar se vërtetë po fillon një proces i ç’kapjes së zgjedhjeve dhe të shtetit. Pa hapje listash nuk bëhet asgjë, përveç vazhdimit të sundimit të këtyre 3-4 njerëzve”.

Vendimtare në arritjen e marrëveshjes ishte ndërhyrja e ndërkombëtarëve. Por çfarë mendojnë Kokëdhima e Patozi lidhur për rolin e tyre për këtë reformë?

“Ndërkombëtarët u morën vesh me 3-4 kryetarët e partive të vjetra për të vonuar më tej demokratizimin e Shqipërisë. Edhe për disa vite, ata votuan për të drejtat e autokracisë së korruptuar të Tiranës.”

“Është një sfidë që i bëhet komunitetit ndërkombëtar dhe përkatësisht OSBE/ODHIR sepse rekomandimi i OSBE/ ODHIR i të paktën 10 viteve të fundit ka qenë depolitizimi i komisioneve dhe kjo nuk ndodhi,  ra. Që do të thotë komuniteti ndërkombëtar është dorëzuar, e ka konsideruar Shqipërinë një vend të çmendur apo një vend anormal”

I pyetur nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme, Kokëdhima u shpreh se:

“Kurrë, ne nuk do të hyjmë në farsat elektorale që bën PD dhe PS”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!