Plori: Diferencë e madhe me Tiranën, u lodhëm. Kam rezerva për penalltinë

schedule19:24 - 11 Qershor, 2020

schedule 19:24 - 11 Qershor, 2020

Besëlidhja e nisi mirë, kaloi në avantazh e para, por në fund u largua me një humbje 5-1 nga kryeqyteti. Trajneri i skuadrës lezhjane, Elvis Plori analizoi në Supersport paraqitjen e djemve të tij dhe disfatën kundër Tiranës në duelin e Kupës së Shqipërisë.

Janë këto diferenca midis skuadrave. Tirana bën diferencën, kjo u pa në anën psikologjike. U rreshtuam mirë dhe shënuam. Kam rezerva për penalltinë e Tiranës, sepse është goditje për skuadrat e vogla.

Ndikoi shumë kjo ndërprerje. Në minutën e 60-të filloi lodhja dhe lojtarët ranë fizikisht e psikologjikisht. Vuajtëm nga ana psikologjike. Karantina? Jam i mendimit se sportistët e kanë respektuar shumë mirë karantinën“, thekson Plori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!