Çështja e emrit të Maqedonisë/Bisedimet në Vjenë përfundojnë pa rezultat

schedule12:19 - 31 Mars, 2018

schedule 12:19 - 31 Mars, 2018

Ka përfunduar pa një rezultat konkret raundi më i fundit i bisedimeve në Vjenë për çështjen e emrit të Maqedonisë mes ministrave të jashtëm Kotzias dhe Dimitrov.sipas ndërmjetësuesit të këtij dialogu, Nimic, mbeten akoma çështje serioze për t’u zgjidhur.

Nuk ka pasur asnjë rezultat konkret nga takimi i së premtes rreth çështjes së emrit të Maqedonisë ndërmjet dy krye diplomatëve, Nikolla Dimitrov, Nikos Kocijas dhe ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic në Vjenë. Ky i fundit theksoi se u bisedua për çështje të vështira, por mbeten akoma çështje të rëndësishme për t’u zgjidhur. Ndërkohë që pjesëmarrësit e cilësuan si një takim serioz. Ndërsa ministrat e jashtëm Nimitz dhe Dimitrov u shprehën se sa më afër zgjidhjes, vështirësitë dalin në sipërfaqe dhe bëhen akoma më të qarta.

Ndërsa ministri i jashtëm grek Kotzia theksoi se tanimë janë të qarta pikat rreth të cilave palët pajtohen dhe pikat rreth të cilave ekzistojnë dallime, megjithatë shpreson që siç u shpreh ai, “hapi i madh” të hidhet në takimin e ardhshëm.

Ky raund i negociatave vjen pas shkëmbimit të propozim-marrëveshjeve të palës maqedonase, asaj greke dhe ndërmjetësit. Përveç vullnetit që kanë shprehur dy Qeveritë për zgjidhjen e çështjes së emrit, janë bërë të qarta dhe “vijat e kuqe”. Shkupi ka hedhur poshtë një emër të përbërë që do të shkruhej pa u ndarë dhe pa u përkthyer, për të cilin këmbëngul Athina. Shkupi po ashtu përjashton mundësinë e ndryshimeve kushtetuese, kërkesë kjo e panegociueshme nga Athina zyrtare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!