Në një kongres të mbajtur nga Organizata e Inovacionit Bioteknologjik (BIO) doktor Anthony Fauci tha se kriza e koronavirusit, të cilën ai e quajti si “makthi i tij më i keq”, nuk ka mbaruar ende.
“Në një periudhë prej katër muajsh, virusi ka shkatërruar gjithë botën,” tha ai.
“Ka miliona të infektuar. E gjitha kjo në një hark kohor shumë të vogël. ”
Por, pavarësisht se pranoi se ishte i befasuar nga sa shpejt u përhap virusi, ai tha se ishte i sigurt se do të gjendej një vaksinë.
Fauci shpjegoi se ai kishte shumë frikë nga shfaqja e një virusi të ri të frymëmarrjes me një shkallë të lartë infektimi dhe vdekshmërie.
“Ne kemi pasur shpërthime që kanë pasur një ose dy nga katër karakteristikat kryesore , por kurrë të katërta njëkohësisht”
Mendoja se HIV ishte shumë më i komplikuar, por kam ndryshuar mendim pasi pashë rrezikshmërinë e virusit, përfundoi Fauci.
Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar se personat që u infektuan me COVID-19, por nuk shfaqën asnjë prej simptomave të zakonshme, ishin faktorë kryesorë në rritjen e numrit të infeksioneve.
Ndërkohë të hënën OBSH tha që besonte se përhapja e koronavirusit nga njerëzit që janë asimptomatikë është “e rrallë”./abcnews.al