Funerali i George Floyd, një afro-amerikan, vdekja e të cilit në duart e policisë shkaktoi një zemërim global, është shoqëruar me thirrje për drejtësi racore.
Folësit në kishën në Houston, Teksas, u rreshtuan për të kujtuar një njeri “krimi i të cilit ishte se ai kishte lindur i zi”.

Floyd vdiq në Minneapolis muajin e kaluar ndërsa një oficer policie i bardhë i vendosi gjurin në qafë për gati nëntë minuta, duke i marrë atij jetën.
Arkivoli i Floyd u mor nga kisha në një autoveturë në kopshtet përkujtimore të Hjustonit, ku u varros pranë nënës së tij.
Gjatë ceremonisë mbesa e Floyd, Brooke Williams, bëri thirrje për ndryshim në ligje të cilat, argumentoi ajo, ishin krijuar për të dëmtuar njerëzit e zi.

“Pse duhet që ky sistem të jetë i korruptuar? Pyeti ajo. “Ligjet tashmë ishin vendosur që sistemi afro-amerikan të dështojë. Dhe këto ligje duhet të ndryshohen. Nuk duhet të ketë më krime të urrejtjes, të lutem! Dikush tha” Bëni Amerikën përsëri të Madhe “, por kur ka qenë Amerika ndonjëherë e madhe?”, u shpreh ajo. /abcnews.al

