Plazhet e Vlorës të mbuluara nga plehrat

schedule14:52 - 30 Mars, 2018

schedule 14:52 - 30 Mars, 2018

Ndërsa priten ditë me temperatura të larta, bregdeti do të ishte një mundësi për qytetarët. Por plazhet janë të mbuluara nga plehrat. ABC News bëri një vëzhgim në Vlorë, aty ku sipërfaqja ranore është në gjendje shumë të rëndë.

Nuk janë ende ditë për plazh, por bregdeti mund të frekuentohej me shumë dëshirë. Pamjet që afron kamera e ABC News tregojnë gjendjen e tanishme të plazhit të vjetër në Vlorë.

Mjete të shumta fushojnë në një kohë që njerëzit në shëtitje mungojnë. Qentë janë aty pranë mbeturinave. E tërë sipërfaqja bregdetare është mbushur me plehra.

Pak më e mirë është pamja në plazhin e Akademisë së Marinës. Edhe në plazhin e ri, situata është ndryshe nga plazhi i vjetër dhe pse ka shumë për t’u bërë.

Deri në ditën e hapjes zyrtare të sezonit do të duhet shumë punë, por së paku Kullat Vrojtuese duken.

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika

/abcnews.al