Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk e besoja se isha kampion, e mora vesh nga mesazhet në WhatsApp”

schedule08:32 - 10 Qershor, 2020

schedule 08:32 - 10 Qershor, 2020

Mesfushori i PSG-së, Leandro Paredes, u transferua me shumë bujë te kampionët e Francës, por dëmtimet e shumta dhe rivaliteti i fortë në mesfushë, nuk e kanë lejuar ende të tregojnë potencialin e plotë të tij.

Gjithsesi, argjentinasi ka një medalje si kampion i Francës dhe për këtë arritje të tij, ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante. Paredes tha që nuk e kishte idenë që PSG e kishte fituar titullin kampion pas anulimit të Ligue 1 dhe faktin që ai është kampion, e ka mësuar nga ËhatsApp.

“Jam zgjuar, kam marrë telefonin dhe kam parë grupin e WhatsApp të mbushur me mesazhe”, tha fillimisht Paredes për ESPN. “Kishte trofe, mesazhe urimi: ishim kampionë dhe e kam zbuluar kështu. Nuk është mënyra më e mirë për ta mësuar, por në fund kemi fituar një titull tjetër, apo jo?”, u shpreh Paredes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!