Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biznesi: Garancia nuk ka funksionuar, heqja e tatim-fitimit dhe TVSH-së frymëmarrje për ekonominë

schedule17:21 - 9 Qershor, 2020

schedule 17:21 - 9 Qershor, 2020

Biznesi shqiptar është i pakënaqur nga mbështetja e qeverisë pas goditjes së marrë  nga pandemia. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka theksoi se sipërmarrja i ka dorëzuar qeverisë një plan me disa kërkesa që do të ndihmonin rimëkëmbjen e ekonomisë.

Jaka thekson se fondet e garancisë të vëna në dispozicion nuk kanë funksionuar dhe qeveria duhet të miratojë një tjetër fond me interesa të ulëta nga 0 në 1%.

“Kemi nevojë për hartimin e një plani strategjik afatgjatë për një rimëkëmbjen e ekonomisë, krijimin e një fondi garancie. Kemi kërkuar që ky fond të jetë në shifrën 500 milion euro dhe interesat të variojnë nga 0 në 1%”, u shpreh ai.

Ndërsa për realizimin e amnistisë së pasurive kërkon më shumë dialog me grupet e interesit në mënyrë që të jetë më gjithëpërfshirëse.

“I jemi bashkangjitur iniciativës, por kemi kërkuar të ketë një dialog të plotë amnistia fiskale dhe shpresojmë që kjo amnisti fiskale të jetë gjithë përfshirëse dhe të inkurajojë të dekurajuarit. Nëse kjo amnisti fiskale do ketë një dialog dhe komunikim me të gjithë grupet e interesit duhet ta bindi edhe sipërmarrjen e ndershme të inkurajohet duke menduar që do kemi një formalizëm të ekonomisë dhe nuk do kemi më fenomene negative që e shqetësojnë ekonominë e vendit”, tha më tej ai.

Propozimin e kryeministrit për heqjen e Tatim-Fitimit dhe TVSH e vlerëson një frymëmarrje për biznesin.

“Nisma për heqjen e TVSH dhe tatim fitimin është e mirëpritur. Normalisht do ketë efekte pozitive sepse një sipërmarrje deri në 14 milionë lek nëse lirohet nga TVSH dhe tatim fitimi ka një përfitim të drejtpërdrejt dhe normalisht kjo ka nevojë për një inkurajim të qeverisë që ta kaloj sa më shpejt këtë nisëm.

Për të kthyer besimin se ekonomia dhe biznesi po i kthehet normalitet pas pandemisë, Dhoma e Tregtisë ka organizuar një panair ku do të marrin pjesë rreth 50 sipërmarrje të cilat do të prezantojnë produktet e tyre në sheshin “Skënderbej”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!