Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritja e rasteve me Covid-19, Spahia: Spitalet janë vatrat e infeksionit, jo grumbullimet

schedule16:48 - 9 Qershor, 2020

schedule 16:48 - 9 Qershor, 2020

Ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar 36 raste të reja me koronavirus, ndërsa trendi prej ditës është rritës.

Duke iu referuar rritjes së rasteve, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka deklaruar se është e turpshme që thuhet se rritja e numrit të rasteve me Covid-19, vjen si shkak i grumbullimeve masive.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Spahia shkruan se rastet e të infektuarve të Tiranës, të publikuar sot, i takojnë kontakteve të prekur në QSUT dhe Senatorium.

Bardhi shton gjithashtu se “QSUT është sot vatra më e madhe e infeksionit në vend, pavarësisht se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu vazhdojnë të heshtin për këtë dështim spektakolar.”

Sipas, Spahisë, “rritja e numrit të të infektuarve është dështimi direkt i kryeministrit të varfërimit të shqiptarëve.”

Postimi i plotë:

E turpshme propaganda se grumbullimet masive qenkan shkaku kryesor i rritjes së numrit të të infektuarve!!! E pështirë që kjo propagandë vihet në gojën e atyre që i thonë vetes profesionistë. Ajo që, për turpin e tyre, fshehin militantet peofesioniste të Edi Ramës është se rastet e të infektuarve të Tiranës, të publikuar sot, i takojnë kontakteve të prekur në QSUT dhe Senatorium.

QSUT është sot vatra më e madhe e infeksionit në vend, pavarësisht se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu vazhdojnë të heshtin për këtë dështim spektakolar.

Rritja e numrit të të infektuarve, përfshi personelin shëndetësor, është treguesi më kokëfortë i keqmenaxhimit nga qeveria, e cila kujdeset vetëm për një fasadë të rreme.

Qytetarët nuk mund të mbahen në asnjë rast përgjegjës pse kanë ushtruar të drejtën kushtetuese për t’u mbledhur.

Rritja e numrit të të infektuarve është dështimi direkt i kryeministrit të varfërimit të shqiptarëve.

Ai që vjedh shqiptarët edhe tek maskat për mjekët dhe letrat higjenike për të sëmurët me COVID, nuk e ka problem të gënjejë edhe kur është direkt fajtor. Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është fatkeqësi për këtë vend. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!