Sezoni aktual 2019/20, u shty me më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë Koronavirus. Si pasojë, shumë futbollistë që kanë qenë në fundin e kontratës së tyre, e kanë pasur të ardhmen të paqartë.
Një prej tyre, ka qenë dhe mesfushori i Liverpool, Adam Lallana. Anglezit nuk i është rinovuar kontrata dhe pritej të largohej me datë 1 qershor, por ka ndodhur e kundërta.
LEXO EDHE: Klopp ka vendosur të mos rinovojë, mesfushori drejt “Dhelprave” të Rodgers
Pak çaste më parë, faqja zyrtare e kryesuesve të Premier League ka zyrtarizuar rinovimin me Lallanan, por vetëm për dy muaj. Kontrata e re e mesfushorit do të skadojë me datë 1 gusht, pasi deri atëherë, pritet të përfundojë dhe sezoni aktual në Premier League./abcnews.al
Adam Lallana has agreed a short-term extension that will enable him to complete the remainder of the 2019-20 season with the club ?
— Liverpool FC (at ?) (@LFC) June 9, 2020

