Punonjësit e Rafinerisë të Ballshit i rikthehen protestave. Këtë të martë të ndarë në dy grupe kanë protestuar nga Fieri në Ballsh.
Naftëtarët i janë rikthyer kërkesave të tyre për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.
Gjithashtu ata kanë kërkuar që Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku ti lajmërojë se kur do nisë puna dhe ti njoftojë për ndryshimet e pronësisë.
“Nga mbledhje me ministren Balluku sipas medias dhe sipas një konfirmimi qorrazi, pasi nuk kemi asnjë gjë me shkresë për pronarin e ri, që rezulton se është Halluni, por ai nuk është bëri i gjallë”, është shprehur një nga punëtorët.
Ndërkohë një tjetër ka theksuar se kanë kaq vite që sorollaten, ata duan të rikthehen në punë dhe të marrin pagat e prapambetura për të mbajtur familjet.
Problemet me Rafinerisë së naftës në Ballsh janë shkaktuar për shkak të mosfurnizimit me naftë bruto nga ana e Bankers Petroleum.
Kjo e fundit duke qenë se e eksporton pjesën më të madhe të naftës, nuk i shet uzinës sasinë që e nevojshme për të punuar me kapacitet të plotë. Situata ka me shume se 8 vjet që nuk ka marrë zgjidhje ndërsa puna në uzinën hera herës ndërpritet duke lënë punonjësit jo vetëm pa punë, por edhe pa paga./abcnews.al

