Toka nuk gjen qetësi, Shqipëria u lëkund 18 herë gjatë orëve të fundit: Ku ishte epiqendra

schedule11:57 - 9 Qershor, 2020

schedule 11:57 - 9 Qershor, 2020

Nga deti në 26 nëntor, tashmë lëvizjet tektonike në Shqipëri janë zhvendosur në tokë duke shkaktuar jo pak shqetësim tek qytetarët.

Siç raporton IGJEUM, gjatë 48 orëvë të fundit nëntoka shqiptare është tronditur 18 herë nga tërmete me magnituda të ndryshme, ku spikat lëkundja e orës 17:21 e ditës së djeshme.

Tërmeti pati një magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, thellësi 6 kilometra dhe epiqendër kodrën mes Hamallajt dhe Fushë-Krujës, pak kilometra larg epiqendrës së tërmetit shkatërruar të 26 nëntorit.

Nga dje deri më sot nëntoka shqiptare është lëkundur të paktën 14 herë të tjerë dhe epiqendra ka qenë sërish në zonën në fjalë duke risjellë në vëmendjen e shqiptarëve tërmetin e 26 nëntorit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!