Kryeministri Edi Rama nga Këshilli Kombëtar për Integrim ka bërë ironi me kryetarja, Rudina Hajdari.
Pas ndërhyrjes së kësaj të fundit për të ndërprerë fjalën pasi koha kishte mbaruar, shefi i qeverisë e ka ironizuar duke ei thënë Hajdarit, “faleminderit zonja Topalli”.
“Po zonja Topalli, faleminderit zonja Topalli”,ka thënë Rama.
LEXO EDHE: Rama i zhgënjyer për marrëveshjen në “tokën amerikane”: Jemi të paaftë të komunikojmë shqip
Ndër të tjera në fjalën e tij në Këshillin e Integrimit kryeministri ka theksuar rëndësinë e dialogut mes palëve për të bërë hapa para në këtë rrugëtim.
Sipas tij ajo që BE e bën një familje me një nivel të lartë bashkëjetese dhe që karakterizon të gjithë vendet që kemi në ekran përmes ambasadoreve nuk është për faktin se si bien dakord, por se si e administrojnë darkotësinë me dialog. /abcnews.al