Është rritur i numrit të rasteve aktivë me koronavirus në vendin tonë. Aktualisht janë 305 qytetarë aktivë me COVID 19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste, ku vetëm ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 36 persona.
LEXO EDHE: Sot, numri më i lartë i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të Pandemisë
Gjithashtu dy ditët e fundit në vendin tonë është shënuar një rritje e numrit të rasteve të shtrimit në spital ku numri i tyre është 41, mes të cilëve 6 në terapi intensive dhe 2 të intubuar.
Statistika (9 Qershor 2020)
Testime totale 18960
Testime molekulare 16716
Testime serologjike 2244
Raste pozitive 1299
Raste të shëruara 960
Raste Aktive 305
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 204
Shkodër 29
Krujë 24
Kamëz 19
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 4
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1./abcnews.al