Në Durrës gjatë ditëve të fundit ku duhet të ishte gati për të pritur pushuesit duket se mbetjet urbane i kanë kthyer rrugët e qytetit në një kosh mbeturinash.
Gazetari Leonidha Musaj raporton për Abc News se në Durrës ka disa ditë që nuk janë pastruar plehrat, dhe kjo duket se është një situatë që është krijuar për shkak të bllokimit të vend grumbullimit të tyre në Porto Romano, për ti dërguar për në impiantin e përpunimit të plehrave në Sharrë.
Ndër të tjera duket e firma ka bërë një marrëveshje që mbeturinat që ndodhen në Durrës të dërgohen në Sharrë për përpunim, por duket se mbledhja e plehrave të e ditës nuk është marrë përsipër .
Ndërkohë bashkia duket e dorëzuar përballë kësaj situate dhe është në pritje të përgjigjes ose zgjidhjes që do ti jepet nga qeveria, pasi vetë bashkia nuk ka fonde të menaxhojë këtë situatë./abcnews.al