Starova: Partizani në krizë, duhet mbështetur! Shihni tifozët e Milanit dhe Interit

schedule22:45 - 8 Qershor, 2020

schedule 22:45 - 8 Qershor, 2020

Sulejman Starova, pjesë e skuadrës Pressing në ABC News, ishte dhe sot i ftuar në emisionin e moderuar nga Gerti Çarçani, aty ku analiza e tij mori vëmendje të madhe. Bobi e nisi fjalën e tij me ndeshjen Partizani-Kukësi, e cila ishte dhe kryendeshja e javës së 28-të të Superiores.

“Është një situatë jo e zakonshme, një krizë të themi. Nuk mbaj mend 30 vite në klub që të marrë 5 humbje rresht, është një rekord shumë negativ. Edhe kur ra nga Kategoria, them që dhe atëherë nuk mund të ketë ndodhur.

Nuk zgjidhet me fjalë, duhet bërë një analizë e thellë me të gjithë teknikët e klubit, me stafin aktual, për të dhënë përgjigje. Rivalët, Tirana e Kukësi, e mposhtën që në merkato, pasi dhe në merkato ka garë. Një arsye tjetër është ndërrimi i trajnerëve, pastaj dhe gjërat e vogla.

Kemi dhe një shprehje ne: Kur të vjen e keqja, hapi derën. Nuk iu dha dhe një penallti sapo filloi ndeshja kundër Kukësit. Tifozi nuk duhet të shajë ekipin e tij, duhet ta mbështesë. Kemi raste si Tirana, që prej vitesh ka pasur mbështetje. Kemi dhe shembuj në botë, si Milani dhe Interi që nuk shohin dritë prej vitesh. Partizanit i duhet një plan afatshkurtër dhe afatmesëm, pasi kampionati mbaron shumë shpejt.

Ka dy ndeshje relativisht të lehta, duhet të bëjë të pamundurën të mbarojë sezonin siç duhet dhe të arrijë Europës. Kur skuadra shkon keq, duhet ngrohtësi dhe kritikat e sharjet, i bëjnë dëm skuadrës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!