Daçiç: Marrëveshja me Kosovën pas formimit të Asociacionit të Komunave Serbe

schedule22:56 - 8 Qershor, 2020

schedule 22:56 - 8 Qershor, 2020

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Iviça Daçiç, deklaroi se Serbia është e gatshme për dialog me Kosovën, por dialogu dhe arritja e një zgjidhje të përhershme, sipas tij, duhet të nënkuptojë një kompromis.

Mediat serbe bëjnë me dije se Daçiç ka theksuar se rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar dhe se Kosova më nuk e ka shumicën në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e  tjera ndërkombëtare.

“Nuk ka më një mbështetje të disa vendeve perëndimore, të cilat nuk mendojnë se çështja është zgjidhur. Ne jemi të gatshëm për dialog, por ai dialog dhe zgjidhja e përfundimtare duhet të nënkuptojnë një kompromis”, tha Daçiç, shkruajnë mediat në Kosovë.

Ai gjithashtu theksoi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhet t’i paraprijë arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!