Ish-ylli i Interit, Wesley Sneijder, ka paralajmëruar Lautaro Martinezin për sa i përket zërave rreth Barcelonës. Sulmuesi zikaltër ka disa kohë që po kërkohet nga katalanasit, por holandezi i sugjeron kalimin tek Real Madridi.
”Mua nuk më pëlqen Barcelona, pasi kam luajtur vetë për madrilenët. Të fitoje trofe tek Interi ishte një ndjenjë unike. Unë e bëra diçka të tillë dhe uroj që dhe Lautaro ta bëjë”, deklaron Sneijder për “Sportsmail”.
”Personalisht, i rekomandoj atij Realin. Martinez është një lojtar shumë i fortë fizikisht dhe mentalisht. Unë mund ti them atij se nëse do të largohet ta bëjë pas disa sezonesh, pasi tashmë ai duhet të luajë vetëm për Interin”, mbyll Wesley, i cili ishte pjesë e ekipit të Mourinhos që fitoi tripletën e famshme në 2010. /abcnews.al