Epidemiologu Dritan Ulqinaku në studion e “ABC News” ka folur për koronavirusin.
Ai u shpreh se në literaturë nuk ekziston një riinfektim i personave që kanë kaluar koronavirusin, ndërsa shtoi se ende vazhdojnë studimet për të analizuar raste të tilla.
“Personeli mjekësor është i rrezikuar sepse është në kontakt me personat e infektuar. Nëse ne respektojmë procedurat tona rreziku mund të jetë edhe më i vogël.
Sapo kaluam një situatë që nuk ishte parë ndonjëherë, por e keqa ende nuk ka kaluar dhe duhen respektuar këshillat e mjekëve. Nuk di të jetë ndëshkuar ndonjë mjek me gjobë. Duhet të jemi më rigoroz për të mos pasur asnjë ditë të humbur dhe jo më jetë të humbur” u shpreh Ulqinaku.
Më tej ai theksoi se menaxhimi i situatës së COVID-19 është i rëndësishëm.
“Nuk mund të themi me siguri që ka një zbutje të virusit edhe pse virologë kanë pohuar se virulenca ka rënë, por secili vend ka karakteristikat e veta. Vaksina nuk është zgjidhje përfundimtare, por është një zbutje.
Për momentin duket e pamundur zhdukja e virusit. Shpresoj që virusi të mos ketë mutacione gjatë rikthimit, mutacioni është një thikë pas shpine ndaj vaksinës”, tha më tej epidemiologu./abcnews.al