Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi ka aksidentuar një të moshuar. Ai është Jonito.K., banues në Vlorë, i cili duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka goditur këmbësorin me iniciale F.Sh., 78 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë policia e Vlorës ka vënë në pranga edhe një person të shpallur në kërkim për vjedhje. Ai është 3 vjeçari Hermes.B., banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentative”, e parashikuar nga neni 134/2 e 22 të Kodit Penal.
Materialet hetimore për të arrestuarit iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al