Dekriminalizimi, Prokuroria mbyll hetimet për kryebashkiakun e Librazhdit

schedule18:33 - 8 Qershor, 2020

schedule 18:33 - 8 Qershor, 2020

Prokuroria ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra. Gurra ishte kallëzuar nga shoqata ‘Sopoti’ për fshehje të dënimit

Pas hetimeve, Prokuroria doli në konkluzionin se Gurra nuk ka deklaruar shpalljen në kërkim nga policia. Kështu, kryebashkiakut të Librazhdit i shpëton mandati pasi çështja u pushua nga prokurori.

Materialet i janë përcjellë për vendim KQZ-së dhe pritet mbledhja brenda 10 ditëve për çështjen në fjalë. /abcnews.al/