Britania e Madhe regjistron numrin më të ulët të viktimave që para se të vendosej karantina

schedule17:40 - 8 Qershor, 2020

schedule 17:40 - 8 Qershor, 2020

Britania e Madhe ka konfirmuar ditën e sotme 55 raste vdekjesh si pasojë e koronavirusit. Ky është bilanci më i ulët që regjistrohet që para se në vend të vendosej karantina.

Ndërsa, Skocia dhe Irlanda Veriore regjistrojnë zero raste të reja vdekjesh në të dytën ditë radhazi.

Drejtues të Departamenti të Shëndetësisë thonë se numri zyrtar i viktimave tashmë ka arritur në 40,597, por gjithsesi ka raporte që thonë që numri real i viktimave nga koronavirusi është në fakt shumë herë më i lartë.

Ky numër ditor viktimash nga Covid-19, bilanci më i ulët që nga 22 marsi, kur u regjistruan vetëm 35 raste vdekjes, është më pak se gjysma e 111 dhe 121 viktimave në dy të hënat e kaluara.

Shifrat e vdekjeve të publikuara të dielave dhe të hënave janë gjithmonë shumë më të ulëta se ato të regjistruara përgjatë pjesës tjetër të javës për shkak të një vonese në regjistrimin e viktimave në fundjavë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!