Skënderbeu/FSHF: Vendimi i UEFA-s, i apelueshëm

schedule21:54 - 29 Mars, 2018

schedule 21:54 - 29 Mars, 2018

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar për vendimin e marrë nga UEFA ndaj Skënderbeut që i heq të drejtën për 10 vjet që të marrë pjesë në kompeticionet europiane të futbollit, si dhe sanksionin financiar prej 1 milion euro. FSHF thotë se ky vendim është i apelueshëm. Nga ana tjetër, Federata Shqiptare e Futbollit e konsideron këtë një lajm të keq për futbollin shqiptar, megjithëse ky nuk është një vendim përfundimtar, pasi do të kalojë edhe në shkallë të tjera të gjykimit. Por FSHF mbështet çdo vendim që i shërben integritetit të lojës dhe Fair Play-t./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!