Iliria u mposht nga Elbasani në shtëpi të shtunën, ndërkohë që fushë-krujasit janë dobësuar gjatë periudhës se fundit. Kjo per shkak të lëvizjeve në dalje ne skuadrën e drejtuar nga Fatmir Sala.
Qendërmbrojtësi Rigers Hoxha, një lojtar me mjaft përvojë që ka luajtur edhe në Superiore me Kastriotin, nuk do të jetë në vazhdim pjesë e Ilirisë.
Kontrata i ka përfunduar dhe 34-vjeçari do të presë sezonin e ri, për të gjetur një tjetër skuadër, gjithmonë nëse nuk vendos ta mbyllë me futbollin e luajtur.
Largimi tjetër është ai i golashënuesit të skuadrës, Ledjon Xhymerti. Mesfushori me tipare sulmuese kishte shënuar 6 gola deri më tani me Ilirinë dhe mungesa e tij në vazhdim do të ndjehet. /abcnews.al