Leonardo Bonucci është përballur me sulmues të ndryshëm, por njëri është i veçantë. Mbrojtësi i Juventusit matet mirë sa herë luan kundër tij. Në një prononcim për Gazzetta dello Sport, 33-vjeçari nuk i kursen elozhet për Duvan Zapatën.
Kolumbiani po shkëlqen prej dy sezonesh me Atalantën. Fizik për t’u admiruar, i fortë në duele, i shpejtë dhe aftësi për të dërguar topin në rrjetë. Zapata zotëron gjithçka dhe asnjëherë nuk është e lehtë të përballesh me të. “Zapata është sulmuesi më i vështirë për t’u markuar në Serie A.
Duvan është madhështor, është shumë potent dhe i shpejtë njëkohësisht. Gjithmonë mendohem mirë kur përballem me të. Lojtarët e mëdhenj të ‘fikin’ sapo humbet pak përqendrimin. E dalloj në stërvitje me Ronaldon, Dybala, Higuain dhe Douglas Costa“, deklaron Bonucci. /abcnews.al