Kosova hap kufirin tokësor, hiqet testimi i detyruar dhe karantina për ata që hyjnë

schedule08:31 - 8 Qershor, 2020

schedule 08:31 - 8 Qershor, 2020

Qeveria e Kosovës këtë të hënë ka vendosur heqjen e kufizimit të lëvizjes që ishte nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Kosova gjithashtu ka vendosur dhe hapjen e kufirit tokësor, ku të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të ndjekin disa rregulla të caktuara.

Qytetarët të cilët hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen masës së vetizolimit për shtatë ditë, ndërkohë që për testimin e detyruar për COVID-19, për ata që hyjnë në pikat kufitare, përfshi këtu dhe shqiptarët nga Shqipëria, do të jenë kontrollet nga ekipet mjekësore në pikat kufitare.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se do të lejojë liri të plotë të qytetarëve dhe mallrave në veçanti me Shqipërinë, që më 14 mars ishte mbyllur shkaku i rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19. Deri më tani në Kosovë janë shënuar 1 mijë e 158 raste të personave të infektuara me COVID-19 edhe 31 vdekje.

Njoftimi i plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës shfuqizon pikën 6.1, 6.2 dhe 6.4 të Vendimit të Qeveris Nr.02/38 të datës 31 maj 2020 në të cilin është përcaktuar që:

6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultate negative për testin #COVID19 RT PCR (ë ë ë ë ë ë ë) nuk i nënshtrohen procedurave të vetë-izolimit;

6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë.

6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësor në Pikat e Kalimit Kufitar;

6.4. Deri me datë, 20 qershor 2020 do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masat e reja lidhur me Pikat Kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën së Kosovës.

Pika 6. e Vendimit të Qeverisë Nr.02/38 te datës 31 maj 2020 me të cilën është caktuar që “Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të #QKMF-ve në Pikat e Kalimeve Kufitare dhe t’i zbatojnë masat e mbrojtjes kundër #COVID19 mbetet e njëjtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!