Kukësi fitoi 1-3 në kryeqytet përballë Partizanit dhe vazhdon të ndjekë Tiranën kryesuese. Trepikësh i rëndësishëm për skuadrën e Orges Shehit dhe krizë totale te Partizani.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi në shtëpi për kampionët në fuqi, që renditen në vendin e tetë, pozicion që të dërgon në play-out. Rastet e dyshimta nuk munguan në këtë përballje.
Vendasit pretenduan për një penallti në minutën e 11-të. Obanor shkeli Jurgen Bardhin, por arbitri kryesor, i cili ishte afër dhe kishte pamje të qartë, nuk e cilësoi të parregullt ndërhyrjen e afrikanit dhe vazhdoi lojën.
Rasti tjetër lidhet me pjesën e dytë. Minuta e 70-të dhe Kukësi kryesonte 0-3. Theophilus Solomon kreu një ndërhyrje të frikshme ndaj lojtarit mik, duke e goditur në gju. Një veprim për të kuqe, por nigeriani i Partizanit nuk u ndëshkua as me karton të verdhë. /abcnews.al