Jurgen Goxha ishte heroi i Bylisit, me golin e shënuar kundër Teutës. Pas takimit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, zbuloi një lajm të mirë. “I thashë Shkallës se hajde vëmë një bast se kush shënon. Humba bastin dhe shënova unë.
Pres fëmijë dhe kisha një parandjenjë se do shënoja. Gola ia dedikoj atij dhe djalit të dajës tim, Rigels Dushkut. Jam tip që besoj te vetja dhe trajneri ka besim se mund të luaj edhe i dëmtuar”.
A ishte Bylisi më pak i motivuar me Tiranën? Goxha shprehet kështu: “ Me Tiranën kishim probleme. Ishte edhe çështja e Qardakut, i cili më uroi pak më parë. Kishte disa probleme. Ndoshta nuk ishim shumë të motivuar. Sot ishte ndeshja e jetës, pasi rrezikonim të ishim në play-off”.
Në lidhje me shanset për Europën, mbrojtësi deklaroi: “I marrim ndeshjet një e nga një. Rivalët i presim në Ballsh. Kishim 10 ndeshje dhe tani që fituam do shikoni Bylis tjetër. Kemi edhe Kupën në mes, luajmë me Skënderbeun pas tre ditësh”. /abcnews.al