Chelsea ka vendosur të bëjë një merkato të çmendur këtë sezon. Nga Leipzig do të vijë Timo Werner, me klubin anglez që ka arritur akordin për shumën e 60 milion eurove. Gjermani do të përforcojë sulmin, por Lampard pret një tjetër goditje në këtë repart.
Emri që përflitet është Pierre-Emerick Aubameyang, kapiteni i Arsenalit. Afrikani ka vendosur të largohet nga “Topçinjtë”, por ai mund të vazhdojë të qëndrojë në Londër. Mediat angleze raportojnë se Chelsea është bindur nga Peter Cech.
Ish-portieri i njohur i Chelsea, i kaloi vitet e fundit të karrierës tek Arsenal dhe ka këshilluar Frank Lampard të investojë tek Aubameyang. Çeku e vlerëson shumë 30-vjeçarin dhe e sheh si përforcimin e duhur për stilin e lojës që preferon trajneri Lampard. /abcnews.al