Gjendet 43,5 kg kanabis midis shkurreve, në kërkim autorët në Vlorë

schedule12:38 - 7 Qershor, 2020

schedule 12:38 - 7 Qershor, 2020

Policia e Vlorës ka sekuestruar 43.5 kilogramë kanabis sativa midis shkurreve.

Ndër të tjera uniformat blu kanë bërë me dije se lënda narkotike është gjetur e braktisur mes shkurreve.

Ndërkohë vijon puna për identikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Mavrovë, Njësia Administrative Kotë, ka gjetur dhe sekuestruar 43.5 kilogramë lëndë narkotike kannabis sativa, midis shkurreve.

Po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al