Berisha: Taksa 5 euro ka tronditur Kombin

schedule13:18 - 29 Mars, 2018

schedule 13:18 - 29 Mars, 2018

Debatet për taksën prej 5 euro të rrugës së Kombit kanë shoqëruar seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se kjo çështje ka tronditur kombin, për herë të parë në këto vite lirie.

“Pas çlirimit të Kosovës, kjo çështje ka tronditur kombin, për herë të parë në këto vite lirie, pjesa e kombit që jeton Kosovë, proteston, bllokon rrugën e komunikimit mes Shqipërisë dhe unë i përgëzoj ata qindra kamionistë të cilët ndërmorën një proteste për ndërgjegjen shoqërore të çdo shqiptari. Qeveria “Berisha” nuk vuri tarifë. Unë jam kundër tarifimit për mirëmbajtjen e rrugëve. Por të caktosh 5 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve do të thotë se nuk jeton në këtë vend. Do të thotë se nuk ke përgjegjësi minimale. Unë jam, kam qenë dhe do jem që mirëmbajtja e rrugëve t’ju jepet kompanive private”.

 Ish-Kryeministri foli gjithashtu edhe për ndihmën ekonomike dhe varfërinë ekstreme. Sipas tij projekti i tij ka qenë digjitalizimin e plotë dhe shtimi i 45 mijë familjeve të reja në ndihmë ekonomike në mënyrë që të ç’rrënjosej varfëria ekstreme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!