Prej dy vitesh në tregun muzikor, reperja Tayna i ka sjellë publikut shumë këngë që janë kthyer menjëherë në hite. Përpos suksesit në muzikë, Tayna është një ndër artistet shqiptare më të komentuara, për shkak të pamjes dhe fizikut të saj.
Shpesh, ajo ndan momente nga jeta e saj me ndjekësit në rrjete sociale, ndërkohë që së fundmi reperja ka postuar një foto ku shfaqet tejet provokative, duke nxjerrë në pah format e saj trupore.
Reperja ka arritur të tërheqë sërish vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë komplimentuar, por të shumtë kanë qenë ata që kanë shkruar se po presin me padurim një projekt të ri.
Ndërkohë, nuk dihet nëse ky look ka të bëjë me ndonjë projekt të ri të reperes, pasi nuk ka dhënë detaje të tjera: ” Modern Day Venus”, ka shkruar Tayna. /abcnews.al

