Katër orë pasi një trup i pajetë u gjet në breg të lumit Shkumbin, në afërsi të Landfillit, u bë dhe identifikimi i tij.
Policia njoftoi se ai është Elton Terolli, 41 vjeç nga Elbasani dhe vuante nga sëmundje mendore. Në trup nuk janë konstatuar shenja dhune dhe mendohet të jetë mbytur në ujë.
Pak ditë më parë, po në lumin Shkumbin, u gjet trupi i pajetë i një banori nga Librazhdi. Ai kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me familjen dhe policia njoftoi se vdekja e tij ishte aksidentale./abcnews.al