Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri: Brenda javës së ardhshme do jetë gati kuadri ligjor

schedule18:36 - 6 Qershor, 2020

schedule 18:36 - 6 Qershor, 2020

Ka përfunduar takimi i anëtarëve të Këshillit Politik. Mbledhja ka zgjatur vetëm disa minuta e cila ka shërbyer për të përkthyer pikat e marrëveshjet në tekst ligjor që i çohet Kuvendit për miratim.

I vetmi që dha një komunikim për mediat ishte deputeti i PS, Damian Gjiknuri, i cili tha se brenda javës së ardhshme do jetë gati kuadri ligjor.

“Besoj brenda javës që vjen do të mbyllet e gjithë paketa ligjore.  Sa të mbarojë këtu do të shkojë në Komisionin e Posaçëm për Refomën Zgjedhore “, tha Gjiknuri.

Nuk pritet të ketë zgjatje në kohë të kësaj pakete, është qartësuar që pas mbledhjes së këshillit Politik do të ketë mbledhje të Komisionit të Posaçëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!