Publicisti i njohur italian Vittorio Sgarbi ka reaguar pas publikimit të videos ku ai u duk se rrezikoi të mbytej mes dallgëve të larta të detit në Palasë.
Duke folur në një video të publikuar nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, Sgarbi tha se ishte mirë dhe gëzon shëndet të plotë.
https://www.youtube.com/watch?v=LkxPvmNpdLo&feature=youtu.be
“Gëzon shëndet të plotë. Sapo kemi vizituar Butrintin, Sarandën, Gjirokastrën dhe sapo mbaruam vizitën tonë në Tepelenë dhe po shkojmë drejt Beratit,”- tha Leli.
Ndërsa publicisti italian u shpreh se doli më i fortë se kurrë nga uji dhe e konsideroi një pagëzim shqiptar.
“Dola më i fortë se më parë. Asgjë serioze dhe vajza ime më ndihmoi të dilja nga uji. Ishte një pagëzim shqiptar,”- u shpreh ai.

Sgarbi po pushon në bregdetin shqiptar të Jugut këto ditë. Video ku kritiku i njohur i artit rrezikoi të mbytej u publikua në kanalin e tij të Youtube. /abcnews.al


